JOQ Albania
Home

Po i afrohet fundit? Ja ç’po ndodh me Messin në këtë fillim sezoni
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/10/2019 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket sikur Leo Messi e ka humbur shkëlqimin që e karakterizon dhe këtë fillim sezoni me Barcelonën, nuk po arrin dot ende të lërë gjurmë.

Argjentinasi i ka mbushur 32-vjeç dhe karriera e tij po i afrohet gradualisht fundit.

Megjithatë, nëse shohim statistikat e "pleshtit" këtë sezon, këto që thamë më sipër, nuk janë aspak të vërteta.

Edhe pse pa fazë përgatitore dhe i dëmtuar prej disa javësh, ai është rikthyer dhe ka shënuar ose asistuar në çdo 78 minuta lojë (nga gjashtë ndeshjet në të cilat është paraqitur).

Pra mund të themi qartë se Messi nuk e mendon fundin e karrierës, të paktën jo për momentin, por edhe për disa vite të tjera…