JOQ Albania
Home

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, humb jetën një person
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2019 21:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se një kamion është përplasur me një automjet me targa të huaja dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të tunelit, ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Foto ilustruese