JOQ Albania
Home

E FUNDIT/ Zjarr i madh pranë Uzinës së Mjekësit në Elbasan, flakët rrezikojnë shpërthimin e lëndëve plasëse
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2019 20:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një zjarr masiv ka përfshirë një kodër me shkurre në fshatin Mjekës në Elbasan.

Zjarri, i cili ka nisur prej disa orësh, i favorizuar dhe nga era e fortë, po i afrohet me shpejtësi Uzinës së Lëndëve Plasëse.

Mësohet se dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Uzina e Lëndëve Plasëse të Mjekësit përmban lëndë shumë të rrezikshme, ndërkohë vatra e zjarrit ndohet shumë pranë saj.

Raportohet se në Uzinë ka një sasi prej 150 tonësh ekzogjen si dhe 3 ton barut të zi.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë.