E turpshme! Vajza i liron vendin të moshuarit në urban, i riu ulet përpara tij: Po të pëlqeu rri në cep

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.10.2019, 20:55

Skena nga më të pazakontat kemi parë në autobusët urbanë në kryeqytet, duke nisur nga sherret mes fatorinove dhe pasagjerëve e deri tek burrat e moshuar që tentojnë të ngacmojnë minorenet.

Së fundmi një qytetare nga Tirana ka dërguar një foto në redaksinë e JOQ Albania, ku tregohet se si të rinjtë e sotëm i "respektojnë" personat e moshuar në urban.

Denoncuesja shprehet se një vajzë i liroi vendin një të moshuari në urbanin e Tiranës së Re, por sapo ky i fundit u afrua për t'u ulur, një djalë i ri i zuri vendin.

Qytetarja vazhdon më tej se i riu me një sjellje të pashembullt, iu drejtua të moshuarit me fjalët: Po të pëlqeu, rri në cep.

Siç shihet dhe në foto, për shkak të "tekave" të djalit që ha patatina, i moshuari duhet të qëndrojë tërë siklet në cepin e ulëses së urbanit.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq. Me beri pershtypje isha ne autobuzine tiranes se re dhe nje vajz i liroi vendin nje te moshuari sa u afrua ai per tu ulur nje djal i zuri vendin ajo i tha largohu se nuk ta lirova ty dhe i tha cte duet ty dhe hante Patatina. Po te pelqeu rri ne cep i tha. Esht per te ardhur keq. Djali rri e hapet kurse i moshuari rri ne siklet. Flm"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit