JOQ Albania
Home

“Më vjen turp që jam shqiptare”, gruaja shpërthen ndaj vendlindjes: Fati më ndihmoi që u martova me një italian
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2019 23:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Paragjykimi është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negative ndaj dikujt e diçkaje."

Ky është përkufizimi më i plotë sipas sociologëve dhe psikologëve për paragjykimin, fenomen i cili në vendin tonë manifestohet gjerësisht.

Një grua nga Shqipëria ka ndarë një histori të sajën në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se si miku i saj italian tallej me vendin tonë, por edhe me femrat në moshën mbi 45-vjeçe.

Sipas qytetares, italiani kishte ardhur të vizitonte Beratin dhe ajo e ka shoqëruar, por paragjykimet dhe ofendimet e tij ndaj grave shqiptare linin vërtetë për të dëshiruar.

Ajo tregon më tej se i tha mikut të saj se femrat shqiptare janë të vuajtura pasi marrin rroga qesharake dhe nëpërkëmben.

Por ajo që i ka bërë më shumë përshtypje qytetares është komenti, që ka bërë një grua shqiptare, e cila kishte prenotuar një dhomë në të njëjtin hotel ku kishte prenotuar edhe miku i saj italian.

Gjatë një bisede të shkurtër me burrin italian, gruaja tregon se bashkëatdhetarja e saj, rreth 45-vejçe, filloi të shante Shqipërinë dhe njerëzit këtu. Ajo tregoi se ndihej me fat që ishte e martuar prej 17 vjetësh me një burrë italian dhe kishte shpëtuar nga Shqipëria.

Më pas gruaja që na shkruan tregoi se i shkoi në tavolinë zonjës në fjalë dhe iu drejtua me fjalët: Turp të të vij që e shan vendin tënd dhe të jesh perfekte merrje burrë shqiptar, jo mbeturinat e Italisë, që kanë të divorcuar.

Dhe përgjigja e gruas shqiptare që shante vendin e saj ishte: I shaj shqiptarët dhe më vjen turp që jam shqiptare, m’u zhduk!

Morali i gjithë kësaj historie sipas zonjës që na shkruan është se sot ke frikë t’i bësh nder ose respekt një personi, pasi vetëm përbuzjen mund të marrësh si "shpërblim".

Gjithësesi, përbuzja ndaj kombit tonë është një histori e vjetër qindra vjeçare, por me personazhe të rinj.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje!uroj ta publikoni kete shkrim nese mundeni:para 3 ditesh vjen nje miku im italian i ftuar ne shqiperi ,isha e detyruar sepse i huaj ne vend te huaj ta shoqeroja kudo ne muze qytet antik berat etj etj,,pra u bera si taxi ,,nderkoh nuk me vinte mir qe fillonte shante vendin ton dhe njerezit sidomos femrat ,,por jo gocat e reja znj qe ishin mbi 45 vjec e siper,,,iii sa te shpifura paskan te gjitha nje prerje sa te shendosha etj etj,,duke menduar qe dhe mami im eshte mbi 50 vjece e vuajtur etj etj nuk me erdhi mir,,i thash ketu femrat te ne jan te vuajtura marrin nje rrog qesharake etj etj ,,nderkoh zoteria ku kishte pronotuar hotelin ,njihet hyn muhabet me nje znj ku dhe kjo kish pronotu hotel ,,gati te 40 ,,shqiptare sigurisht ,kjo e martuar me italian prej 17 vjetesh,,dhe kjo fillonte shante vendin ton,,vendin e vet ,njerezit ketu ,i kish then ,fati me ndihmoi qe u martova aty ne itali se ketu shqiptaret si duroj dot…ky ma tregoi kush ishte si fytyr ,i shkoi tavolin i them,,,te vij turp qe shan vendin tend ,,dhe te ishe aq perfekte merrje burr shqiptar jo mbeturinat e italis qe kan qen te divorcuar ,kjo me tha i shaj shqiptaret dhe me vjen turp qe jam shqiptare mu zhduk tha…nderkoh kete zoterin e kam len aty i kam ber block sepse ka pronotu deri java qe vjen ,,pra nuk mund ti bej respekt nje njeriu ,edhe pse ka ne pune atje njerezit e mi duke ditur qe marrim vetem perbuzje.."

Foto ilustruese