JOQ Albania
Home

Risi në Policinë e Shtetit, efektivët tashmë me shërbim katering për qytetarët
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2019 19:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasiguria në vend vijon të mbetet në nivele shqetësuese, ku ngjarjet më të fundit kanë vënë në pikëpyetje të madhe punën e Policisë së Shtetit dhe ministrisë përkatëse.

Mirëpo një risi e re po "aplikohet" në Policinë e Shtetit, e cila së fundmi ka nisur të kryejë edhe shërbime të tjera për qytetarët.

Së fundmi, një video e pazakontë ka mbërritur pasditen e sotme në redaksinë e JOQ Albania.

Në videon e dërguar nga një qytetar nga Tirana, shihet një punonjës i Policisë Rrugore në rrugët e kryeqytetit, që po udhëton me një motor që ofron shërbim katering.

Mendohet se punonjësi i policisë po përdor motorin e shërbimit të një restoranti, për të dërguar porosinë tek ndonjë klient.

Nuk dihet nëse ky është profesioni i dytë i efektivit në fjalë, gjë për të cilën nuk mund ta gjykojmë, apo thjesht e ka marrë motorin nga një person i njohur për të shkuar diku, pasi mund t’i jetë prishur motori i punës, por ajo që vlen të theksohet është se uniforma e punonjësve të Policisë së Shtetit nuk duhet përdorur në profesione të tjera, që nuk kanë lidhje me policinë.