JOQ Albania
Home

Koshat e plehrave në mes të rrugës, gruaja tregon si e grabitën burrin e saj në Tiranë: Ja vunë pistoletën në kokë!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2019 18:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme një qytetar dërgoi në redaksinë e JOQ Albania një foto të pazakontë nga qyteti i Elbasanit.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, një kazan plehrash është vendosur në mes të rrugës, duke penguar kështu qarkullimin.

Ndërkohë lidhur me këtë problem, ka dërguar pasditen e sotme një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se çfarë i ka ndodhur bashkëshortit të saj në Tiranë, kur ka hasur një kazan plehrash në mes të rrugës.

Sipas saj, kjo është një metodë e përdorur nga hajdutët për të grabitur shoferët që kalojnë gjatë orëve të vona të natës.

Denoncuesja tregon se bashkëshortit të saj i kanë vënë pistoletën në kokë për ta grabitur dhe se i vodhën gjëra materiale, sapo doli nga makina për të hequr koshin e plehrave.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq. Thuaj kujdes ketij cunit qe ka sjell foton … se keshtu jane metodat e hajdutve. Ashtu ja kam ber burri time ne Tirana edhe kur doli nga makina i erdhen me pistoleta edhe ja vuran ne koke.. Per te grabitur… shyqyr Zoti ja moran vetem gjera materiale! Flm nese e postoni!"

Nuk mund të themi me siguri të plotë nëse kjo është vërtet një metodë që përdoret nga grabitësit, por ajo që vlen të theksohet është që organet kompetente duhet të marrin masa që drejtuesit e mjeteve të mos përballen me skena të tilla në rrugë.