JOQ Albania
Home

Atentati në Berat, zbulohet kush ishin personat që qëlluan drejt lavazhit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2019 17:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë dhënë në mënyrë zyrtare në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të pasdites në Berat ku në rrugën e Uznvoës, disa persona qëlluan me armë zjarri nga një makinë në lëvizje ndaj një lavazhi.

Sipas Policisë, persona që qëlluan me armë zjarri në një atentat të dështuar janë Vladimir Spahiu dhe Xhoni Spahiu si edhe një person me inicialet P. S. Ata mësohet se qëlluan me pistoletë TT ndaj lavazhit.

Automjeti i personave u ndalua nga një postobllok i Policisë në rrugën Zog-Poliçan, ku në automjet është gjendur edhe arma e zjarrit si dhe karikatori që kishin fshehur në një çantë.

Foto ilustruese