JOQ Albania
Home

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Berat, qëllohet në drejtim të një lavazhi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2019 17:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pka minuta më parë në qytetin e Beratit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se është qëlluar në drejtim të një lavazhi, përgjatë rrugës së Uznovës.

Lidhur me ngjarjen, janë shoqëruar në polici tre persona.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë dyshohet se konflikti me armë ka nisur për qiranë e lavazhit, pasi pronarët (babë e bir" kishin pretendime se qiramarrësit nuk paguanin në kohë.

Mësohet se pronarët e lavazhit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të qiramarrësve nga një makinë.

Policia e Beratit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.