JOQ Albania
Home

Adil Rami një “Don Zhuan”/ Harron Pamela Andersonin dhe nis lidhjen e re
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/10/2019 15:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Adil Rami duket se ka zgjedhur që jetën jashtë futbollit, ta jetojë si një "Don Zhuan" i vërtetë. Vetëm pak kohë pasi i dha fund lidhjes me aktoren seksi, Pamela Anderson, ai ka gjetur ngushëllimin e ri.

Mbrojtësi francez, nuk ka humbur aspak kohë, teksa ka nisur një lidhje tjetër me bukuroshen britanike, e quajtur, Kloe Sims.

Lidhjen e ka konfirmuar vetë 36-vjeçarja, e cila në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, është shprehur se Rami, u duk si një zotëri i vërtetë në takimin e tyre të parë.

Ajo u shpreh:

Ne kishim një takim shumë të bukur së bashku, i cili ishte i përsosur. Rami ishte një zotëri i vërtetë, do të takohemi përsëri brenda pak ditësh. Ai është një person shumë i bukur.”