JOQ Albania
Home

Pranga shqiptarëve “koka” të rrjetit të prostitucionit në Itali, u jepnin makina të shtrenjta prostitutave
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2019 15:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa persona janë ndaluar e arrestuar nga policia e Piacencës në Itali, pas një operacioni të madh. Mes tyre ka shtetas shqiptarë dhe italianë. Ata kryenin një sërë veprimesh kriminale si prostitucioni, shitja e kokainës, si dhe ndihmë të emigracionit të jashtëligjshëm.

Agjentët policorë kanë përdorur aparate të sofistikuara për të përgjuar shfrytëzuesit e prostitutave nëpër rrugët e Piacenzës. Katër prej të arrestuarve përfunduan në burg, një në arrest shtëpie dhe pesë janë detyruar që të paraqiten në policinë gjyqësore.

Sipas skemës të ndërtuar nga hetuesit, rezulton se banda trafikonte vajza të reja shqiptare, duke u siguruar atyre apartamente dhe makina të shtrenjta. Ndër të arrestuarit janë dy shqiptarë, të dyshuar si krerë të bandës, të dy banues në Piacenza, si dhe të dy me precedentë të shumëfishtë kriminalë.

Të dy, falë teknologjisë, monitoruan vajzat nga distanca, organizuan lëvizjet e tyre dhe trajtuan aspektet e ndryshme logjistike, duke bërë të mundur funksionimin e rrjetit të prostitucionit.

Jo vetëm kaq; hetimet zbuluan edhe martesa fiktive midis prostitutave shqiptare dhe disa italianëve, të cilët, në këtë mënyrë, favorizuan jo vetëm praktikën e prostitucionit, por edhe qëndrimin e paligjshëm të vajzave në Itali. Gjithsej u arrestuan 13 persona.