JOQ Albania
Home

E bujshme nga Spanja/ Pep Guardiola mund të marrë drejtimin e Milanit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/10/2019 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani po kalon një nga periudhat më të errëta në historinë e klubit dhe për ta ngitur lart këtë ekip, drejtuesit po mendojnë të sjellin një emër të madh në krye të stolit.

Sipas asaj që shkruan spanjollja “Mundo Deportivo”, kuqezinjtë do të tentojnë të afrojnë në verë teknikun e Mançester Sitit, Pep Guardiolën.

Qëllimi i drejtuesve të Milanit është ta rikthejnë klubin italian në vendet ku i takon, dhe për ta bërë këtë kanë menduar të afrojnë trajnerin spanjoll.

Guardiola ka një kontratë me Sitin deri në vitin 2021, dhe drejtuesit kuqezinj kanë nisur që tani të mendojnë për të.

Duket më shumë si një fantazi, por kur bëhet fjalë për një klub si Milani, ç’do trajner do e kishte tëvështirë ta refuzonte.