JOQ Albania
Home

Vrasja për ujin e kondicionerit, Gjykata lë në burg xhaxhain e vëllezërve Kusi
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2019 14:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Lulzim Kusin.

Kusi është xhaxhi i Griseldo dhe Albano Kusit që akuzohen për vrasjen e Indrit Çelajt. Gjatë kontrollit në banesën e Lulzim Kusit në datën 6 Shtator në Allgjatë është gjetur një armë pa leje, e llojit kallashnikov.

Albano dhe Griseldo Kusi janë shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes dhe dyshohet që të jenë larguar jashtë vendit pas krimit të rëndë.

Kujtojmë se Indrit Çelaj, humbi jetën në spitalin e Traumës, një ditë pasi u plagos rëndë pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga kondicioneri me dy djemtë e pronarit të vilës së Bujar Kusit, Griseldon dhe Albanon.

Vëllezërit Kusi që sipas policisë janë autorët të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim. Griseldo dhe Albano Kusi janë emra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedentë të mëparshëm penal.