JOQ Albania
Home

Hyri në histori, kjo është kënga që arriti 1 miliard klikime në YouTube nga vitet ’80
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2019 13:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kënga “Sweet Child O ‘Mine” e Guns N’Roses është zyrtarisht videoja muzikore e viteve ’80 që ka hyrë në listën e këngëve me mbi 1 miliard klikime në Youtube.

Guns N ‘Roses bëri debutimin e tyre në MTV në 1987 me "Welcome to the Jungle", por ishte "Sweet Child O’ Mine" që bëri që grupi të shpërthente në popullaritet. Kjo shënon dhe momentin e dytë që grupi hyn në histori pas këngës “November Rain”.

Guns N’ Roses janë një prej grupeve më të vlerësuara gjatë 30 viteve të fundit. Prej fillimeve të tyre ata u dalluan si një prej eksponentëve kryesorë të skenës gjithmonë e më në lulëzim në Los Anxhelosin e viteve ’80.

Ata vazhduan të magjepsin të gjithë botën me publikimin, më 21 korrik 1987, të “Appetite For Destruction”, i cili mbetet albumi më i shitur në SHBA ndonjëherë. Banda me këtë album ka shitur më shumë se 30 milion kopje globalisht.

***

Burim: NotizieMusica|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania