JOQ Albania
Home

Ibrahimovic: Maldinin e kam idhull, por ky Milan është një… masakër!
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/10/2019 13:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë tifozëve të futbollit iu vjen keq për gjendjen aktuale të Milanit. Prej disa vitesh, klubi kuqezi po noton në ujëra të turbullta dhe ka humbur lavdinë.

Së fundmi për të folur rreth situatës që po kalon ekipi italian, ka folur sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport” Ibra tregohet i ashpër, duke deklaruar se ky Milnam po drejtohet nga njerëzit e gabuar.

Ai u shpreh:

Një masakër: shumë fjalë, pak vepra. Ky nuk është klubi më të cilin kanë rënë të gjithë në dashuri, në Itali dhe në botë. Ndoshta sot aty janë njerëzit e gabuar, që duhet të jenë diku tjetër. Maldini? Nuk kam informacion për të folur për të si drejtues. Si lojtar është një nga të preferuarit e mi. Ka një detyrë shumë të komplikuar dhe delikate. Të bësh mirë me njerëz që kanë limite, është një arritje”.