JOQ Albania
Home

“Bomba” e De Laurentis: Jam gati ta rikthej Higuainin te Napoli
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/10/2019 13:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gonzalo Higuain mund të rikthehet te Napoli. Ka qenë një deklaratë e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili ka thënë se do vihej menjëherë në lëvizje nëse Ançeloti do ia kërkonte.

Edhe pse pas largimit në verën e vitit 2016 tifozëria e Napolit u betua se “Pipita” do të vishej përjetë me petkun e tradhtarit, duke qenë se la Napolin për Juventusin, ja tek vjen deklarata bombastike e De Laurentisit.

Ai shprehet:

Ekziston ndonjë shans që Higuain të kthehet te Napoli? Pse jo, nëse Ançeloti do të ma kërkonte, jam gati që të vihem në lëvizje me çdo mjet të mundshëm”.

Kujtojmë që Higuain arriti kulmin e tij me fanellën e Napolit, pasi u bë rekordmeni absolut në një sezon të vetëm, falë 36 golave të realizuar në 35 prezenca, në sezonin 2015-2016.