JOQ Albania
Home

Zaev dha dorëheqjen, ministri i Ramës: Ne nuk dhamë garanci që do çeleshin negociatat
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2019 12:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas dështimit të procesit të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dalë në konferencë ditën e sotme dhe veçse ka dhënë dorëheqjen, ka kërkuar bërjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Pikërisht për këtë çështje është pyetur sot ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Teksa gazetarët i kanë kërkuar një koment Cakaj tha se edhe kjo, është një çështje e brendshme e vendit fqinj. Sipas tij, rrethanat atje, nuk janë njësoj me rrethanat këtu. Cakaj u shpreh se Zaev kishte deklaruar më parë se nëse nuk do të hapeshin negociatat, ai do të jepte dorëheqjen. Ndërsa kjo, nuk ka ndodhur në Tiranë.

Ministri u shpreh se as Rama dhe as ai, nuk kishin deklaruar se negociatat do të hapeshin, nuk kishin ofruar garanci në atë drejtim. Sipas kësaj llogjike, rrjedhimisht i bie që as Rama dhe as Cakaj nuk do të mbajnë përgjegjësi për vendimin negativ të Brukselit.