JOQ Albania
Home

Dështimi me negociatat, Zaev kërkon zgjedhje të parakohshme
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2019 12:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ditën e djeshme, pasi vendi i tij dështoi në hapjen e negociatave vendosi të japë dorëheqjen. Ditwn e sotme Kryeministri Zaev ka mbajtur një fjalim në Qeveri Ai u shpreh se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Gjatë fjalës ai tha:

Para dy ditësh Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës.
Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”

Kujtojmë se bashkë me Maqedoninë, edhe Shqipëria mori përgjigje negative për hapjen e negociatave me BE-në, por në qeverinë tonë askush nuk u ‘shkund’.