JOQ Albania
Home

Vidhen Range Roverat në seri/ Pronari: Ofroj shpërblim për këdo që e ka parë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2019 12:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas vjedhjes së dy makinave luksoze vetëm dy ditë më parë, një tjetër ‘Range Rover’ ka rënë pre e maskave ditën e sotme. Grabitja ka ndodhur në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Automjeti luksoz është ngjyrë e bardhë dhe e zezë në pjesën e sipërme, me targa AA 808 RE.

Pronari i automjetit ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA dhe kërkon ndihmën e të gjithëve për ta gjetur automjetin e tij. Ai shprehet se cilido që ka informacion do të marrë një shpërblim të majmë.

Zona e Durrësit dhe e Tiranës, është zona e cila preket më shumë nga hajdutët e automjeteve, të cilët i përdorin këto të fundit edhe për qëllime të këqija.

Shpeshherë policia rezulton të dështojë në gjetjen e këtyre automjeteve pasi i ndërrohen targat dhe modifikohen.