JOQ Albania
Home

Nën masa të rrepta sigurie, Gjykata merr vendimin për të fortin e Selenicës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2019 12:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Tesi Bashon, me qëllim ekstradimi.

Seanca gjyqësore për Tesi Bashon i njohur si i forti i Selenicës, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Vlorës.

Tesi Basho, 38 vjeç u prangos nga Policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për disa vepra penale të rënda mes tyre dhe ajo e vrasjes.

Ai u dënua për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", ndërsa në Itali është dënuar me burgim të përjetshëm.

Daja i mamasë së tij Sulejman Hoxha ka akuzuar dy vëllezërit Tesi dhe Satilno Basho se e kanë kërcënuar nëpërmjet dhunës për dhënie pasurie rreth 100 000 euro në janar të vitit 2017, për shkak të një toke ku kishin pjesë takuese.

Nga ana tjetër në datën 24.01.2008, Tesi Basho ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte vetë për prostitucion.