JOQ Albania
Home

Alvini i vogël në kampet e ISIS, reagon Myfiu i Shkodrës: Diplomacia të interesohet
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2019 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka reaguar për 11-vjeçarin shqiptar që u dërgua në kampet e ISIS në Siri nga nëna, e cila ka mbetur viktimë nga bombardimet, ndërkohë që i ati po bën të pamundurën për ta rimarrë pranë familjes në Itali.

Në një deklaratë për mediat, Sytari duke marrë shkas nga rasti i Alvin Berishës, i bëri thirrje të gjitha familjeve shqiptare të kthehen në atdhe.

Myftiu kërkon gjithashtu, që diplomacia të reagojë dhe të interesohet në të gjitha format për rikthimin e këtij fëmijë në vendin tonë por edhe të të tjerëve.

Ai u shpreh:

Familjet e shqiptarëve të gënjyer apo të mashtruar nga propaganda false te atyre diteve te kthehen një orë e më parë në vendin e tyre. Nuk kanë faj fëmijët e tyre për gabimet e prindërve. Normalisht diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luajë një rol vendimtar qoftë edhe për kthimin e një fëmije. Të çdo fëmije, por edhe çdo shqiptar është i shenjtë për tokën tonë. Ne si komunitet fetar i qëndrojme thirrjeve tona dhe nuk tërhiqemi. As nuk e ndryshojme thirrjen tonë për asnjë arsye sepse është thirrje e drejtë dhe ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një zullum i madh të cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshë”

Kujtojmë se historia e Alvin Berishës, u transmetua dy netë më parë në një dokumentar nga emisioni  “Le Iene”, pas kërkesës për ndihmë për gjetjen e vogëlushit nga i ati Afrimi.

Stafi i emisionit bëri të mundur takimin e Afrimit me djalin, por nuk mundi ta marrë nga kampi kurd pasi ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli, i cili pati premtuar ta ndihmojë, mbylli telefonin dhe nuk e hapi më.

Pas publikimit të rastit në fjalë, mijëra shqiptarë mes tyre dhe i ati i bënë thirrje shtetit shqiptar të reagojnë për këtë çështje.