JOQ Albania
Home

Futbollistët bëjnë protestën e pazakontë gjatë ndeshjes: Jemi turpi i botës!
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/10/2019 9:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një episod totalisht i pazakontë ka ndodhur në futbollin  meksikan, gjatë ndeshjes Veracruz-Tigres, e cila përfundoi 1-3.

Teksa po luhej ndeshja, lojtarët e ekipit vendas, lanë lojën dhe qëndruan statikë për gati pesë minuta. E gjitha ishte në shenjë proteste, madje atyre iu bashkua fillimisht edhe skuadra mike.

Më pas ata nisën të luanin dhe shënuan dy gola gjatë kohës që Veracruz po refuzonte të luante.  Më pas, ndeshja vazhdoi normalisht dhe rezultati përfundimtar, ishte 1-3.

Fidel Kuri, presidenti i ekipit tha: 

Isha në siklet për tifozët. Lojtarët donin të përçonin një mesazh, që nuk ishte diskutuar. Gjithsesi ata janë në të drejtën e tyre. Ishim edhe njëherë turpi i këtij vendi, ose edhe i gjithë botës me këtë që ndodhi”.