Prindërit e tij janë mposhtur nga sëmundjet dhe varfëria, apeli rrëqethës i 8-vjeçarit, Julian Skermo: Ju lutem na ndihmoni!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 23:13

Pak ditë më parë, një histori tepër e dhimbshme mbërriti në redaksinë e JOQ Albania, ku varfëria ekstreme dhe sëmundjet "mbretëronin" në një familje në fshatin Poloskë të Devollit.

Familja Skermo, e cila përbëhet nga kryefamiljari Bledari, bashkëshortja e tij, Enkeleida dhe djali i tyre i vogël 8-vjeçar, Juliani, jeton mes skamjes dhe sëmundjeve.

Dy bashkëshortët, Bledari dhe Enkeleida përballen edhe me probleme të rënda shëndetësore, të cilat i kanë bërë të dorëzohen përballë fatit të tyre, pasi nuk kanë mundësi të punojnë.

Enkelejda Skerma është 38 vjeç, dhe sëmundja po e tret çdo ditë e më shumë. Ishte vetëm një virozë e stinës që i dha shqetësime në organizëm pa e ditur se kjo do e linte me pasoja përjetë. Mjekimi i pakujdesshëm dhe i gabuar i shkaktuan asaj një bakter të rëndë në stomak duke e lënë në shtrat për shumë kohë. Por jo vetëm kaq, kjo gjendje e rënduar shëndetësore i ka shkaktuar edhe probleme të shumta psikologjike.

Ndërsa Bledari, i cili dikur punonte në shtetin grek dhe siguronte të ardhura për të mbajtur familjen, vuan nga hernia diskale, e cila i ka paralizuar çdo qelizë. Doktorët ia kanë ndaluar të lëvizë, pasi në të kundërt fijet nervore të qafës mund të këputen dhe t’i shkaktojnë vdekjen.

Bledari iu drejtua redaksisë së JOQ Albania pak ditë më parë, ku bëri një apel rrëqethës, teksa shprehej se ss'mund të sigurojnë dot as bukën e gojës, ndërkohë që kanë nevojë edhe për ilaçet, të cilat nuk mund t'i blejnë dot.

Pengu më i madh i çiftit Skermo është Juliani, djali 8-vjeçar, i cili është traumatizuar nga kjo gjendje e mjerueshme me të cilën familja e tij po përballet, që zor se gjen dot fjalë për ta përshkruar.

Mbrëmjen e sotme, nëna e Julianit, Enkeleida, ka bërë një tjetër apel prekës drejtuar shqiptarëve përmes redaksisë së JOQ Albania. Ajo tregon se mbahen me vetëm 30 mijë lekë ndihmë ekonomike, e cila nuk ju del për asgjë, pasi vetëm ilaçet ju kushtojnë 270 mijë lekë në muaj.

Me zemrën e një nëne, ajo iu përgjërohet të gjithë shqiptarëve që ta ndihmojnë familjen e saj me sa kanë mundësi, pasi mjerimi dhe skamja e tyre është e papërshkrueshme.

Enkeleida ka dërguar dhe një video, ku Juliani i vogël, me pafajësinë e një ëngjëlli, lutet për ndihmë, në një apel i cili të prek thellë zemrën dhe të rrëqeth shpirtin.

"Ju lutem na ndihmoni", thotë 8-vjeçari, që ndodhet përkrah prindërve të tij. Ndërsa Bledari, me zërin që i dridhet, iu drejtohet sërish me dorën në zemër shqiptarëve për ndihmë.

Të gjithë bashkë të ndihmojmë Julianin, Bledin, dhe Enkeledën. Shpresa e tyre janë shqiptarët!

Apeli i plotë:

Mirmbrema dhe pershendetje.Jam nena e nje femije 8vjecar nga fshati Poloske i Devollit.Si un dhe bashkeshorti jemi te semur fizik dhe psiqik,nuk munemi me u aktivizu ne kurgje.Mbahemi ne ket jet vetem me 30mij lek nim ekonomike,nderkoh qe mjekimet tona kushtojn 270mij lek ne mujKurona qe te dy vec smunjesh te tj nga psikiatri,dhe ashtu si ju e kuptoni kena dhe frikn e femijes mos po na peson depresion a dicka te till,sepse ne nuk kena munsi me blejt ilacet.Me falni nqs nuk po munem me gjet fjalt e dume per te kuptuar situaten ton,por vetem nje gje du me ju trasmetoj,jena ne gjenje shoku,nuk kena copn e buks that dhe as munsin per mjekimin ton,pranaj do i lutesha njerzve mbar kush ka mundi me kontribu dicka per ne dhe femijn ton.Ju lutemi.Jam tju dergu dhe pamje te shifni gjenjen ton. Ju lutemi na nimoni se po vdesim,skena asgje per perditshmerin ton dhe te fmijs. Ju lutem publikoni videon ju pergjerohem sepse nuk kam buk per femijn. Kemi shume nevoje per ndihmen e gjith shqiptareve.Ju pergjerohem me zemren e nje nene te semur. Po ju flet zemra e nje nene enje femije te Vogel qe me rri te koka Nate e dite. Publikoheni,ju lutem."

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar familjen Skermo:

1. Llogari në lek: 403000511

IBAN LEK nr: AL6320543525000511CLIDCLALLE

SWIFT: NCBAALTX

2-Llogari në EURO: 403000511

IBAN EURO nr: AL4520543525000511CLIDCFEURZ

SWIFT: NCBAALTX

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit