Ditën e sotme Shqipërisë iu bë i ditur vendimi se nuk do t’i hapen negociatat me BE dhe kjo ka sjellë si çdo herë tjetër edhe revoltën e rilindasve në rrjetet sociale me komente nga më të ndryshmet.
Jo vetëm ata që paguhen për të komentuar, por edhe persona që mbajnë poste të rëndësishme në administratë kanë shthurur gojën.
Ka qenë vetë Aurel Voda, bashkëshorti i zv/ministres së brendshme Rovena Voda, i cili nëpër lajme të ndryshme në mediat sociale ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm dhe në një tjetër postim ka sharë presidentin francez Emanuel Macron.
Na plasi k*ri ka shkruar ai nën një lajm të shpërndarë në rrjetet sociale e nuk e ka lënë me kaq...Në një nga grupet në Facebook të hapur për të mbështetur Ramën, ai ka shkruar: Në tëçkë të sëçkës Macron!”