Zhduket nga kampet e ISIS Alvin Berisha, babai me lot në sy: Do nisem në Siri ta kërkoj vetë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 21:44

Historia e trishtë e 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, e cila u publikua mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ "Le Iene" të Mediaset në Itali, ka prekur jo vetëm mbarë opinionin publik shqiptar, por edhe atë italian.

Alvini i vogël u mor në Siri nga nëna e tij, e cila humbi jetën në luftë, ndërsa babai i tij, Afrim Berisha bëri gjithçka për t'u ribashkuar me të.

Emisioni investigativ "Le Iene" bëri të mundur takimin e babait me të birin, pas 5 vjetësh, ku përqafimi mes tyre ishte tejet prekës. Alvini ndohet në një kamp në pjesën kurde të Sirisë, ku mbahen të izoluar të gjithë personat që janë akuzuar për lidhje me ISIS, si dhe familjarët e tyr

Së fundmi është mësuar se vogëlushi 11-vjeçar nuk gjendet më në kampin sirian.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë babai i Alvinit, i cili përmes një lidhje telefonike për "AbcNews", në gjendje të rënduar emocionale, rrëfeu se mbrëmjen e sotme ka mësuar se i biri nuk gjendet më në kampin e "Al Holit".

Afrim Berisha u shpreh se kontaktin e fundit më të birin e ka patur ditën që është ndarë prej tij, pasi nuk e ka nxjerrë dot nga kampi, me 25 shtator.

Që prej asaj dite ai nuk ka patur me kontakte telefonike me të birin.

Por, drama e familjes Berisha merr përmasa më të mëdha mbrëmjen e sotme, kur babai nga një kontakt i tij në Siri, mësoi se i biri nuk gjendej me në kamp, pa arritur t’i tregojnë se ku mund të jetë.

I trembur për sigurinë e të birit, Afrim Berisha tha se do të niset menjëherë sërish drejt Sirisë për ta kërkuar vetë. Pas publikimit të drames së tij familjare nga emisioni investigativ “Le Iene” në Itali, Afrim Berisha rrëfeu se i ishte premtuar ndihmë nga shteti italian për ta tërhequr të birin së bashku me antarët e një familje italiane, që i ishte bashkuar disa vite më parë strukturave ekstremiste në Siri dhe për riatdhesimin e së cilës po punohej prej tyre.

Por, situata duket se ka precipituar orët e fundit, pasi tashmë Alvini nuk po gjendet në kamp. Afrim Berisha sqaroi se i biri ishte i vetëm në kamp dhe se ai mbahej në sektorin e fëmijëve jetim.

Ndërsa misteri ka mbuluar fatin e 11-vjeçarit të grabitur dhe dërguar në Siri nga nëna e tij, ankthi për jetën e vogëlushit ka pushtuar familjen Berisha dhe jo vetëm.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit