Këto janë 9 pikat e zeza në rrjetin rrugor shqiptar, ku është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 21:07

Nuk kanë qenë të pakta rastet e aksidenteve të këmbësoreve në rrugët brenda dhe jashte qyteteve për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore, si nga këmbësoret ashtu edhe nga drejtuesit e automjeteve.

Sipas inxhinierit të transportit, Fisnik Ziçishti, në rrjetin rrugor shqiptar janë të paktën 9 pika të zeza të identifikuara si nyjet ku është regjistruar numri më i lartë i aksidenteve me vdekje.

Ai shprehet se:

Një pjesë e rrugëve janë rregulluar por prapë kemi pika të zeza në të cilat duhen urgjent ndërhyrja e organeve kompetente. Pikat e zeza janë të disata në vendin tonë në të gjithë territorin e vendit. Do veçoj autostradën Tiranë- Durrës, dhe pikërisht duke filluar segmenti rrugor nga Vora në drejtim të Durrësit, që është në tërësi një pikë e zezë, rrethrrotullimin e TEG-ut, rrugën nga Kamza deri në Fushë Krujë dhe nga Miloti deri Lezhë, ku ka shumë aksidente të regjistruara, duke filluar nga Durrësi kemi unazën e Durrësit, kemi aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, kryqëzimi i pushimit të shoferit, kryqëzimi i Maliqit. Kemi edhe kryqëzimin e Plasës që lidh Devollin me Korçën që kërkohet ndërhyrje urgjente. Daljet në rrugë janë ato që kërkojnë ndërhyrje urgjente. Problematika është për tre faktorë; faktori njeri, automjet dhe rrugë. Ka edhe kryqëzime të shumta që dalin në mbikalime, konkretisht sapo kalon Sukthin që nga rruga dytësore ka dalje në autostrada, drejtuesit e mjetit nuk mbajnë distancën mes njëri-tjetrit, ecin me shpejtesi. Sot që flasim kemi 10 -15 aksidente në ditë, për fatin e mirë jo të gjitha me kode të zinj, me vdekje në vendngjarje, por po i shohim që na ndodhin."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit