Hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Penal: Kush filmon pushtetarët me dashnore dhe duke pirë ‘mall’, futet në burg

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 21:17

Shqipëria mori një goditje të rëndë sot nga Europa, pas dështimit të çeljes së negociatave me BE-në.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, në një përpjekje të dështuar për të justifikuar veten dhe qeverinë e tij, doli në një konferencë pasditen e sotme, ku në delir, u shpreh hapur se "faji për mos hapjen e negociatave ishte i përplasjeve mes Gjermanisë dhe Francës".

Ky lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët, bëri që në faqen e kryeministrit Rama të vërshonin lum komentesh kundër tij.

Por teksa qeveria bëri hapin fals të rradhës drejt integrimit europian, nga ana tjetër ligjet në vend po ashpërsohen në favor të pushtetarëve.

Kush filmon dhe publikon pamjet e pushtetarëve me dashnore apo duke pirë ‘mall’ do të arrestohet menjëherë nga ushtarët e Sandër Lleshajt dhe Arta Markut. Kjo është poshtërsia e radhës e Edi Ramës në pushtet, duke i dhënë një goditje të rëndë lirisë së mediave në Shqipëri.

Në vend që të jepte dorëheqjen për bllokimin prej gjashtë vitesh të rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE, Edi Rama ka vendosur të mbrojë me ligj ministrat, deputetët, drejtorët dhe të gjithë pushtetarët, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në shtëpi publike.

Në javën e parë të muajit tetor kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat ndër të tjera parashikojnë dëbim deri në dy vjet burg kush ekspozon jetën private të pushtetarëve, shkruan "Pamfleti". Ndryshimi është bërë për të ndaluar publikimin e videove të anëtarëve të bandës së Rilindjes me dashnore dhe duke pirë ‘mall’, por edhe për të qetësuar ata se nuk do të përgjohen në të ardhmen.

Ndryshimi që ka hyrë në fuqi parashikon: “Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj personave të mitur, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet”.

Ndryshimet në Kodin Penal u kthyen për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta, si të rrezikshme. Meta kundërshtoi edhe ndryshimin në fjalë, por Rama e miratoi sërish siç ishte varianti i parë. Për këtë ndryshim presidenti ka pohuar: “Nëse paragrafi i fundit i referohet kryerjes së veprës penale me mënyrat e përcaktuara në paragrafin e parë të nenit të amenduar, atëherë sipas paragrafit të katërt të po këtij neni jemi para rastit klasik, kur mund të krijohen keqkuptime për zbatimin e kësaj dispozite ndaj shtetasve që kanë për detyrë vendosjen e aparaturave dhe regjistrimin e fjalëve, fiksimin e tyre, sipas autorizimit të posaçëm të marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për këtë qëllim.

Në këto raste, do të duhej të ishte identifikuar qartë qëllimi në kryerjen e veprës penale të sanksionuar në paragrafin e fundit, çka nuk është bërë dhe lë vend për keqpërdorim të këtij parashikimi. Për më tepër, parashikimet e nenit 3 të ligjit nr. 44/2019, duhet analizuar edhe në raport me nenin 59 të Kodit të Procedurës Penale, sepse neni 121 të Kodit Penal, siç është aktualisht i pandryshuar, hyn në grupin e atyre veprave penale që ndiqet nga vetë viktima akuzuese e dëmtuar nga kryerja e veprës penale drejtpërdrejt në gjykatë”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit