Stadiumi i ri kombëtar, "Arena Kombëtare" do t’i hapë zyrtarisht dyert në nëntor.
Stadiumi do të jetë gati që për Andorrën, por mesa duket zgjedhja e FSHF-së ka qenë që të luhet në “Elbasan Arena” kjo përballje.
Në këtë mënyrë, ndaj Francës do të luhet në shtëpinë e re për herë të parë.
Sipas "Top Channel", çmimet e biletave do të nisin nga 1500 lekë të reja, ndërsa mesatarja do të jetë 2200 lekë të reja.
Ndërkaq, në sektoret VIP, mund të arrijnë deri në 15.000 mijë lek të reja.
Megjithatë, para inagurmit, në stadium do të jenë përfaqësues të UEFA-s që do ta vëzhgojnë më nga afër në përballjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë në kampionatin e femrave.