“Kur do futemi në BE?”/ Edi Rama: Kur mjekra ime të bëhet më e gjatë se flokët e tua

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.10.2019, 19:05

Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk mori mbi vete përgjegjësinë për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE por i habiti të gjithë duke ua hedhur fajin për dështimin krerëve të Bashkimit Evropian, të cilët nuk e kuptojnë sa duket situatën në vendin tonë.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama është venë jo pak në siklet nga një gazetare e cila e pyeti se edhe për sa kohë qytetarët shqiptarë duket të presin për të parë Shqipërinë në BE.

Sigurisht që kjo pyetje i ka djegur jo pak kryeministrit dhe sigurisht që nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë por i ka rënë rrotull.

Ai u shpreh:

Në kohën kur unë kam dalë në rrugë për të kërkuar Shqipërinë si gjithë Evropa i kisha të gjitha flokët dhe kam përshtypjen se nëse do t’ia lërë mjekrës ta dëshmojë mund të bëhet më e gjatë se flokët e tua. Përtej kësaj, ky është një rrugëtim dhe Shqipëria është shumë më evropiane që kurse ke lindur ti."

Si një tjetër justifikim, Rama përdori edhe të shkuarën e largët të vendit tonë.

Ai tha:

Ne nuk jemi as Hungaria, as Polonia, as Çekia. Kemi pasur dy ndërprerje të mëdha, njëra mbi 500 vjet, e dyta mbi 50 vjet. Kjo është e treta e vërteta. Një gjë është e sigurt që ti do të votosh për Parlamentin Evropian në Shqipëri. Se kur ende nuk e di, por kjo është e sigurt. Me siguri këtë e di Nard Ndoka por kur të bëni konferencë shtypi me opozitën, kërkojani si do të jetë Bashkimi Evropian."

Rama foli edhe për shengenin Ballkanik. Ai tha se nuk ka akoma një marrëveshje të nënshkruar, por që sipas tij është në diskutim dhe pritet pjesëmarrja e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit