E turpshme/ Refuzoi të ndihmonte vogëlushin e burgosur në Siri, Rama mbron ambasadorin shqiptar në Turqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.10.2019, 18:03

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku po mundohet që të “justifikohet” dhe të japë arsyet se pse BE nuk na dha dritën jeshile për hapjen e negociatave.

Kryeministri komentoi edhe rastin e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha që ndodhet në një kamp të burgosurish në veri lindje të Sirisë që kontrollohet nga forcat kurde. Ky rast u bë publik nga emisioni investigativ “Le Iene”

Rama u shpreh së nuk e ka parë emisioni por sipas tij kjo nuk ka të bëjë aspak me ambasadorin shqiptar në Turqi.

Ai shprehet:

Për fat të keq emisioni drithërues sipas të gjithë përshtypjeve të marrë, nuk e kam ndjekur ka lënë të kuptohet se çështja e djalit të mitur është çështje vullneti nga ana e ambasadorit tonë në Turqi, kjo është e pavërtetë. Prej disa kohësh unë kam nxjerr një urdhër, një material të klasifikuar, për shkak të sensibilitetit në lidhje me personat, që gjenden në atë territor, si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të organizatës terroriste kriminale të ISIS."

Ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, pasi premtoi se do të ndihmonte emisionin për marrjen e fëmijës disa ditë më vonë nuk denjoi të hapte as telefonin.

Një sjellje aspak profesionale e tij por me sa duket as kjo nuk i mjafton Ramës që të marrë masa ndaj tij. Deri tani nuk e ka shprehur por mbase, kryeministri mendon se edhe mediat italiane janë “Kazan” siç quan ai mediat në Shqipëri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit