BE na bëri daljen, Rama në delir total: S’keni bërë mjaftueshëm’, një frazë që nuk e kuptoj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.10.2019, 17:53

Pasi Shqipërisë iu refuzua çelja e negociatave me BE, në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama po flet live për arsyet që çuan në këtë refuzim.

Si shumë herë të tjera, edhe kjo e sotmja delirante në kulm, Rama u shpreh se ky vendim ishte i ndikuar politikisht pasi detyrat i kishin bërë.

Ai tha se megjithëse Maqedonia e Veriut ndryshoi edhe emrin, nuk mori “Po”, kjo pasi brenda BE, sipas Ramës, paska probleme.

Për sa i përket frazës së thënë nga Merkel dhe Macron se Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm, kryeministri shqiptar thotë se nuk e kupton se ç’duan të thonë me këtë...?

Sipas tij, një nga arsyet pse u refuzua hapja e negociatave me BE, ishte sepse Franca kërkonte reformim dhe jo zgjerim të BE, prandaj dhe vendit tonë ‘iu bë dalja’.

Deklarata e Ramës:

Vendimi i BE i ndikuar politikisht, ne i bëmë detyrat. Franca kërkon reformim të BE, s’pranon zgjerim. Maqedonia e Veriut ndryshoi edhe emrin dhe nuk mori një ‘Po’, kanë probleme brenda BE. Integrimi është një lojë interesash më të mëdha se ne. E thotë BE, përgjegjësia është e saj. ‘S’keni bërë mjaftueshëm’, është një frazë që nuk e kuptoj. Reformat i kemi bërë se janë të duhurat për vendin tonë. KE nuk u prezantua me një tekst të shkruar.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit