U kap me bllokues valësh, “pluhur të bardhë” dhe armë në makinë, kush është 38-vjeçari që i frikësohej eleminimit fizik

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 18:01

Një 38-vjeçar, i cili konsiderohej me rrezikshmëri të lartë, u vu në prangat e policisë ditën e djeshme në zonën e "Liqenit të thatë" në Tiranë.

Gjatë kontrollit që iu bë në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi edhe bllokues valësh të celularëve, një pajisje e sofistikuar që përdoret shpesh nga grupet e strukturuara kriminale.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se personi i arrestuar është Bledi Haka.

Sipas policisë, dyshohet se Haka mbante me vete bllokues valësh për shkak se i frikësohej një atentati me eksploziv.

Gjithashtu 38-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan edhe armë, një sasi e madhe parash, si dhe lëndë psikoaktive e dyshuar "pluhur i bardhë".

Haka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi gjatë një konflikti në një lokal në shtator të vitit 2012, ai mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi në zonën e Porcelanit, ku shtetasi Endrit Daci qëlloi me armë zjarri ndaj Bledi Hakës dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në lokal.

Tre personat që ndodheshin në tavolinë, dyshohet se kanë pasur një konflikt me pronarin e lokalit, shtetasin me iniciale Sh.Sh, 47 vjeç.

Ky i fundit besohet se u ka treguar të afërmve për konfliktin që kishte me tre personat që ishin ulur në lokalin e tij dhe, për pasojë, nipi i pronarit, shtetasi Endrit Daci, ka shkuar në vendin e ngjarjes me një kallashnikov.

Ai ka shtënë me armë, duke plagosur shtetasin Bledi Haka dhe Dritan Qello. I lënduar lehtë ka mbetur edhe vetë pronari i lokalit, i cili ka marrë ndihmë mjekësore ne spital.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit