Arrestohet i biri i ‘El Chapo-s’/ Anëtarët e kartelit e kthejnë vendin në ‘zonë lufte’, autoritet e lëshojnë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18.10.2019, 17:11

Nëpër rrugët e Culiacán-it në Meksiko ka pasur të shtëna me armë e trazira pasi u përhapën fjalët se autoritetet kanë kapur djalin e 'El Chapo-s' Ovidio Guzmán López.

Shtëpia e kartelit Sinaloa, Culiacán-i u përfshi nga zhurmat që bënin të shtënat ndërsa burra të maskuar, me mitrolozë në duar, hipën në pjesët e pasme të makinave, dhe nisën të hapnin zjarr drejt forcave meksikane të sigurisë.

Ndërkohë, ne media dhe në rrjet janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë burra të armatosur që u vinin flakën automjeteve në disa rrugë të qytetit.

Ovidio dhe vëllai i tij Joaquin janë shpallur të fajshëm për trafik droge në shkurt.

Vëllezërit u akuzuan se kishin komplotuar për shpërndarjen e kokainës, dhe lëndëve të tjera narkotike nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, dhe pjesë të tjera të botës, mes viteve 2008 dhe 2018. Dyshja ishin të arratisur në atë kohë dhe besohej se fshiheshin në Meksikë.

Pasi babai i tij u dënua me burgim të përjetshëm, Ovidio u përpoq të merrte kontrollin e kartelit të Sinaloa-s, por u përball me sulm nga bashkëthemeluesi i saj Ismael ‘El Mayo’ Zambada, i cili besohet se donte ta drejtonte vetë.

Sipas sekretarit të Sigurimit meksikan Alfonso Durazo, Ovidio u arrestua të enjten nga Garda Kombëtare e Meksikës dhe trupat e ushtrisë, të cilët bastisën një shtëpi në Culiacán ku ai po qëndronte.

Tashmë autoritet në Meksikë kanë vendosur që ta lirojnë Joaquin-in për 'të mbrojtur jetë' pasi anëtarët e kartelit e kthyen vendin në një zonë lufte.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit