U dënua me 15 vite burg, lirohet djaloshi që u kap me qumësht pluhur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.10.2019, 16:54

Një 26 vjeçar u dënua me 15 burg në Oklahoma, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u kap me lëndë të bardhë të paketuar, e cila rezultoi të ishte kokainë. Cody Gregg mori dënimin nga gjykata por disa ditë më parë ai u shpall i pafajshëm.

Pas testeve të shumta rezultoi se lënda në formë pluhuri të bardhë, e paketuar, nuk ishte kokainë, sikurse ishte menduar, por rezultoi qumësht pluhur. I riu u arrestua dhe dënua në muajin gusht dhe u la i lirë disa ditë më parë.

Cody Gregg u arrestua më 12 gusht pasi një oficer policie e ndaloi për shkak se nuk kishte drita të pasme në biçikletën e tij. Oficeri i kontrolloi çantën e shpinës dhe gjeti një kuti kafe që përmbante një sasi të madhe pluhuri të bardhë.

Substanca doli pozitive për kokainë dhe Gregg u akuzua për trafik droge. 26-vjeçari u deklarua fajtor për posedim kokaine me qëllim shpërndarjen dhe u dënua me 15 vite burg. Por disa ditë më pas gjykata tërhoqi dënimin pasi një test në laborator arriti në përfundimin se substanca e dyshuar për kokainë ishte në të vërtetë qumësht pluhur.

Ai u la i lirë të premten.

Risultati immagini per Cody Gregg

***

Burim: CNN|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albani

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit