Historia prekëse e Alvinit që mbahet larg familjes, të afërmit thirrje shtetit: Na ndihmoni, bashkojeni me motrat

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.10.2019, 11:35

Një histori e dhimbshme dhe prekëse ishte ajo e babit shqiptar i cili pas 5 vitesh u takua me djalin e tij 11-vjeçar. Nëna e 11-vjeçarit u largua nga familja bashkë me të për tu bërë pjesë e ISIS para 5 viteve. Ajo gjeti vdekjen nga bombardimet, ndërsa fëmija i quajtur Alvin Berisha fatmirësisht shpëtoi, por mbeti në kamp.

I ati, Afrim Berisha, nuk i ndaloi kurrë përpjekjet për gjetjen e të miturit dhe falë emisionit italian “Le Iene” babai arriti të takojë dhe përqafojë birin e tij.

Mirëpo vetëm kaq mund të bënte emisioni italian, pasi babi shqiptar nuk mund ta marrë dot fëmijën sërish pranë vetes. E vetmja mënyrë që fëmija të bashkohet me familjen është prezenca e një diplomati shqiptar. Sigurisht që “Le Iene” bëri të pamundurën edhe për këtë, por u bërball me arrogancën dhe pagatishmërinë e ambasadës shqiptare në Turqi.

Ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, pasi premtoi se do të ndihmonte emisionin për marrjen e fëmijës disa ditë më vonë nuk dënjoi të hapte as telefonin. Një sjellje aspak profesionale dhe antikombëtare nga ana e ambasadorit ku çdo shqiptar pret mbështetje nga ai dhe jo përbuzje.

Shumë shqiptarë të cilët jetojnë në Itali por jo vetëm, të prekur nga kjo histori kanë shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA duke i bërë thirrje shtetit që të ndërhyjë për ribashkimin e fëmijës 11-vjeçar me familjen e tij.

Të afërm të babit Afrim Berisha kanë komunikuar me redaksinë e JOQ ALBANIA, ku të prekur dhe të zhgenjer nga ndihma e pakët bëjnë thirrje që ky rast të trajtohet nga shtetit shqiptar për të mundësuar ribashkimin e shpejtë të familjes.

Ata shprehen se mjafton që një diplomat shqiptar të paraqitet në kampin e një nga shoqatave të Kryqit të Kuq në Siri për të marrë Alvinin e vogël, por politikanët shqiptarë nuk po bëjnë asnjë përpjekje.

Është për të ardhur keq që shteti dhe trupa diplomatike shqiptare janë kaq të pafuqishëm për të shpëtuar një fëmijë të pafajshëm 11-vjeçar.

Një e afërme shkruan:

Pershendetje JOQ. Babai i atij djali 11 vjecar Alvin Berisha esht xhaxhai im Afrim Berisha . Ky baba ka ber te pamunduren te gjente djalin e ti gjat gjith kesaj kohe edhe pse cdo informacion qe i vinte ishte se Alvini i vogel kishte vdekur nga bombardimet . Fatmirsisht perpjekjet ,shpresa dhe zoti ben qe Alvini te gjendej dhe te ishte shendosh e mir . Alvin ndodhet ne nje nga shoqatat e Kryqit te Kuq ne Siri . Askush nuk po e ndihmon qe ai te mar djalin e tij . Keta plehra politikan te shtetit shqipetar nuk bejn as perpjekjen me te vogel per ta ndihmur . Me vjen shum keq dhe shpresoj te gjendet nje zgjidhje dhe zoti ti bashkoj sa me shpejt"

Një i afërm tjetër tregon se Afrim Berisha ndodhet në Itali pranë vajzave të tij më shpresën se dikush do t’i ndihmojë. Ai shprehet se ndihma duhet të vijë nga shteti shqiptar pasi Alvini është me nënshtetësi shqiptare pavarësisht se ka lindur në Itali. Thirrja e babit të Alvinit është që ta bashkojë atë me motrat e tij.

I afërmi tjetër shprehet:

Shteti Shqipetar nuk ka ber as 1 levizje. Alvin ka nenshtetsin Shqiptare edhe pse ka lindur ne itali. Afrimi ndodhet në Itali pranë vajzave te tij. Thirrja e tij është qe te nderhyjë shteti Shqipetar me mar Alvinin me e rikthye ne shtepi te motrat. Mos ta lejn aty pa ber as i gje."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit