I humbi portofoli por nuk kishte asnjë të dhënë personale në të, burri habitet nga gjesti i personit që e kishte gjetur

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18.10.2019, 11:32

Kur Tim Cameron humbi portofolin ndërsa po ecte me biçikletë në shtëpi pasi kishte mbaruar punën, mendoi se ai tashmë i përkiste të shkuarës.

Por, për fatin e tij të mirë, personi që e gjeti kishte qëllime të mira dhe bëri çmos që t'ia kthente.

Edhe pse Tim nuk kishte shumë informacione personale në portofol për t'u identifikuar, personi që e gjeti i dërgoi një mesazh bankës me të cilën ai ishte klient.

Kryerja e veprimeve bankare në rrjet shpesh u jep përdoruesve mundësinë që të dërgojnë një mesazh kur transferojnë para në një tjetër llogari.

Dhe, duke qenë se personi që gjeti portofolin pa të dhënat e Tim-it nga karta e kreditit që gjeti, ai pati mundësinë që t'i dërgonte një mesazh duke i transferuar nga një peni herë pas here.

Duke folur për Evening Standard, Cameron tha:

Pasi e pashë se çfarë po përpiqej të bënte e mora në telefon dhe doli që jetonte 20 minuta larg meje. I nisa me biçikletë, më ktheu portofolin ndërsa unë i dhashë një shishe me verë të kuqë. Ishin të gjitha gjërat brenda."

Burimi:The Independent|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit