Një tentativë arratisje ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës në burgun e Peqinit.
I dënuari Gëzim Toma është përpjekur të arratiset nga institucioni i vuajtjes së dënimit. Ai tentoi të arratisej duke prerë hekurat e dritares së qelisë. Oficerët e burgut e kanë pikasur tentativën e Tomës për t’u larguar dhe kanë vepruar menjëherë.
Gëzm Toma është arratisur edhe herë të tjera nga burgu. Ai është arratisur në vitin 2013 nga Burgu i Drenovës. Burgu i Peqinit është një nga institucionet e sigurisë së lartë në Shqipëri.
Kujtojmë që më 29 nëntor të vitit 2013, 7 persona u arratisën nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës. Të arratisurit e asaj ngjarjeje që bëri bujë në vendin tonë ishin: Admir Tafili, lindur e banues në Shkodër; Fran Marashi, lindur e banues në Shkodër; Gëzim Guri, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër; Gëzim Toma, lindur e Banues në Dibër; Reiz Haxhiraj, lindur e banues në Selenicë të Vlorës; Artur Gora, lindur e banues në Pojan të Korçës si dhe Eduard Lula, lindur e banues në Përmet.