Negociatat/ Kryeministri holandez: Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, probleme edhe me ndarjen e pushteteve

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18.10.2019, 10:36

Këshilli i Evropës pritet të japë ditën e sotme veridiktin final për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket kësaj çështjeje, ka folur edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili ashtu siç edhe pritej ka shfaqur skepticizëm në lidhje me hapjen e negociatave me vendin tonë.

Sipas Rutte, Shqipëria ka bërë punë, por mbetet ende akoma më shumë për t'u bërë.

Kryeministri holandez ka theksuar se duhen reforma të thella në përmirësimin dhe zbatueshmërinë e ligjit në mënyrë që të presim një dritë jeshile për në BE.

Mark Rutte u shpreh:

Të gjithë i kemi të qarta përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka bërë shumë punë, por ka ende për të bërë. Shqipëria ka një rrugë pak më të gjatë për të bërë. Gjithsesi ajo ka bërë shumë progres."

Ai tha se gjithashtu se udhëheqësit e BE-së kishin diskutuar gjatë për reformat në procesin e anëtarësimit, e sidomos për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve. Sipas tij këto“çështje shqetësojnë më shumë Shqipërinë” për të nisur rrugën e fillimit të bisedimeve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit