Një akuzë e rëndë është lëshuar së fundmi ndaj trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson.
Akuza vjen nga Xhuzepe Paljara, menaxheri 64-vjeçar me origjinë italiane, i ciliia bëri këtë pohim një gazetareje të maskuar si sipërmarrëse në botën e futbollit.
Paljara tha se trajneri legjendar i “djajve të kuq” trukoi një ndeshje të ekipit të tij kundër gjigantëve italianë të Juventusit dhe në këmbim morinjë orë Rolex floriri me një vlerë prej 30 mijë paundësh.
Ai gjithashtu, e akuzoi skocezin edhe se përfitonte para nga transferimet e futbollistëve.
Paljara është aktualisht për vete nën akuzë për korrupsion dhe nuk dihet nëse deklaratat e tij janë të vërteta, apo i bën për të marrë vëmendje.