Dalin pamjet/ Ky është pronari të cilit i shpërthyen “Benzin”, qytetari: Ndihemi të rrezikuar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.10.2019, 08:39

Një makinë shpërtheu vetëm pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Siri Kodra’, ku një mjet tip Benz ka shpërthyer në flakë.

Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një lëndë plasëse që i është vënë automjetit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar edhe pse ngjarja ndodhi kur pronari i mjetit ishte brenda dhe sapo kishte ndezur makinën. Mësohet se pronari i mjetit është Artion Bylyku.

Një qytetar shkruan për redaksinë e JOQ ALBANIA se pronari ka shpëtuar, por ai shprehet i shqetësuar se po i rrezikohet jeta të pafajshëmve. Pronari kishte vetëm 5 ditë që kishte ardhur në atë zonë me atë makinë. Sipas fotos që ka dërguar qytetari, pronari i “Benzit” është shëndoshë e mirë.

Qytetari tregon:

Personi ketu pronari qe plas i lenda eksplozive Makine luksoze mbi 100 mij euro po na rezikojne jetën. Jam i lagjes dhe kjo makine ka 5 ditë qe ka ardhur. Si duket e ka pasur paralajmërim. Me kte makine binte ne sy ne lagje."

Ndërkohë, shpërthimi ka shkaktuar panik te qytetarët, pasi zhurma ka qenë e madhe.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit