Horoskopi ditor nga Paolo Fox, ja çfarë kanë parashikuar yjet sot për të gjitha shenjat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 01:25

Ky është horoskopi për ditën e premte, 18 tetor 2019, që JOQ Albania sjell për ju.

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi: Duhet të përfitoni në maksimum nga dita e sotme, pasi do të jetë dhe dita e fundit pozitive e kësaj jave. Kjo pasi pritet që të kaloni një fundjavë zhgënjyese në vazhdim. Yjet ju këshillojnë të bëni çdo përpjekje për të zgjidhur disa çështje të pazgjidhura. Mos i merrni me frikë problemet që keni, por mundohuni t'i merrni me sportivitet dhe do të jetë më e lehtë për t'u përballur me çdo situatë.

Demi: Kjo e premte do të jetë një ditë e veçantë për ju në familje. Megjithatë, këshilloheni t'i kushtoni kujdes maksimal çështjeve që lidhen me aspektin financiar. Ju pret një fundjavë e këndshme, e cila duhet shijuar në maksimum, ku nuk do të keni shqetësime dhe ankthe. Ata që janë beqarë janë në rrugën e duhur për të gjetur shpirtin e tyre binjak, por sipas yjeve ky nuk është momenti i duhur për ta ndërmarrë këtë hap.

Binjakët: Sot do të jetë një ditë shumë pozitive për shenjën tuaj, e cila do t'i paraprijë një fundjave të shkëlqyer që ju pret në vazhdim. Sot është një ditë të cilën duhet t'ja kushtoni terësisht aspektit tuaj sentimental, pasi yjet ju favorizojnë për këtë pjesë. Nëse jeni çift, përgatituni të kaloni momente pasionante dhe "të nxehta" me partnerin/partneren tuaj. Ndërkohë beqarët mund të kenë takime interesante. Mund të përballeni me disa probleme të vogla në punë, por nuk është momenti i duhur për t'i menduar.

Gaforrja: Yjet ju këshillojnë që ditën e sotme të fokusoheni më shumë tek vetja juaj. Hiqni dorë për një moment të shkurtër nga puna, nga disa takime të rëndësishme, nga angazhime të tjera familjare apo personale dhe mendoni për veten tuaj. E keni më se të nevojshme ta bëni këtë gje, pasi keni nevojë për pak qetësi dhe këtë mund ta bëni vetëm duke ngadalësuar pak ritmin e jetës tuaj, që kohët e fundit është shndërruar në një "uragan" të pandalshëm.

Luani: Keni nevojë për momente qetësie e relaksi. Ju jeni njerëz që angazhohen fuqimisht në të gjitha aspektet, por kjo ndoshta ka bërë që të ndikoheni nga mjedisi i jashtëm. Ditët që keni kaluar nuk kanë qenë aspak të lehta, ndaj që të mos gaboni sërish, merrni pak kohë për t'u çlodhur, në mënyrë që të rikarikoni bateritë tuaja dhe të mos ketë ndikime negative në produktivitetin tuaj. Fundjavën e keni përpara, ndaj shfrytëzojeni në maksimum.

Virgjëresha: Dita e sotme do të jetë e komplikuar dhe plot tension. Mundohuni të harroni atë që ju bën të vuani, nuk ka rëndësi nëse është puna, dashuria apo diçka tjetër. Këtë të premte duhet të përpiqeni të jeni sa më të qetë, në mënyrë që të shmagni të papriturat. Mos u mërzitni nga ankthet dhe shqetësimet, por përpiquni të rigjeni forcat tuaja për javën që vjen, pasi priten zhvillime të rëndësishme në aspektin profesional.

Peshorja: Shfrytëzojeni sa më shumë ditën e sotme. Yjet do të jenë në anën tuaj për këtë të premte, duke ju dhënë mundësi të shkëlqyera për të kaluar momente të bukura. Megjithatë, përgatituni për një fundjavë të stuhishme gjatë fundjavës sa i përket marrëdhënieve personale. Yjet ju këshillojnë të jeni të durueshëm në ditët në vijim. Nëse ndjeheni të lodhur, mund të merreni me ndonjë aktivitet sportiv ose fizik, gjë e cila do t'ju gjallërojë jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjisht.

Akrepi: Kjo e premte do të jetë një ditë "rilindjeje" për shenjën tuaj, gjatë së cilës do të zbuloni disa gëzime të jetës suaj, të cilat gjithmonë i keni nënvlerësuar. Konsiderojeni këtë periudhë si një fillim të ri, dhe mos u fokusoheni totalisht vetëm tek puna, e cila shpesh herë mund të shndërrohet edhe në një burim stresi dhe ankthi për të ardhmen tuaj financiare. Kushtojini më shumë kohë vetes dhe personave që ju rrethojnë.

Shigjetari: Sot dëshironi më shumë se kurrë të pushoni. Jeni lodhur duke vrapuar pas njerëzve, angazhimeve të punës dhe përgjegjësive. Do të dëshironit aq shumë që e gjithë bota të harronte ekzistencën tuaj për vetëm një ditë. Kjo për shkak të mbilodhjes psikologjike dhe fizike në punë dhe stresit të akumuluar nga përgjegjësitë e mëdha që keni marrë përsipër. Yjet ju këshillojnë të kujdeseni më mirë për shëndetin tuaj fizik dhe psikologjik.

Bricjapi: Dita e sotme do të karakterizohet nga disa momente vërtet pozitive për ju. Për shkak se performanca juaj në aspektin profesional ka qenë fantastike, merrni në konsideratë faktin për të kërkuar një rritje rroge, pasi e keni më se të nevojshme një gjë të tillë, për t'u motivuar më tepër. Beqarët duhet të tregohen tepër të kujdesshëm sot, pasi disa takime mund të mos shkojnë ashtu siç prisnit.

Ujori: Kjo e premte dhe fundjava që e pason, do të jenë inkurajuese për ju. Shfrytëzojeni kohën e lirë për të dalë me familjen ose miqtë tuaj dhe mbi të gjitha përpiquni t'ja kaloni bukur e të argëtoheni. Sa i përket aspektit profesional, yjet ju këshillojnë të reflektoni mbi marrëdhënien tuaj me partnerin/partneren. Kohët e fundit keni pasur disa dyshime, por përpara se të ndërmerrni ndonjë vendim, duhet të merrni në konsideratë çdo mundësi ose pasojë. Gjatë muajit të ardhshëm gjërat do të përmirësohen dhe problemet që keni, do të zgjidhen.

Peshqit: Sot do të jetë një ditë pa shumë supriza. Mund të ndjeheni të lodhur dhe të rraskapitur, për shkak të angazhimeve të shumta që keni pasur gjatë javës. Yjet ju këshillojnë që mbrëmjen ta kaloni me partnerin/partneren tuaj nëse jeni çift dhe me miqtë ose familjen nëse jeni beqarë. Nga java tjetër do të përballeni me zhvillime të rëndësishme në aspektin profesional, ndaj duhet të jeni të përgatitur për çdo rast.

Burimi: TPI News|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit