“Dielli do të lindë sërish”/ Shehi i përvishet Ramës: Ka lindur edhe kur u pushtua Shqipëria, edhe në kohën e Enverit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.10.2019, 23:17

"Si tua shpjegoj unë francezëve që Shqipëria është vendi i dytë i dytë për azilantë, ndërkohë që ne u kemi liberalizuar vizat".

Kështu deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, teksa komentoi qëndrimin e tij për çeljen e negociateve të Shqipërisë me BE-në, duke vijuar të mbajë të njëjtin qëndrim kundër, ashtu si vitin e kaluar.

Lidhur me këtë deklaratë të Macron, ka reaguar edhe ish-deputeti i opozitës, Dashamir Shehi.

Në një intervistë në RTV Ora, Shehi u shpreh se këto politika të brendshme të vendin tonë janë bërë pengesë kryesore për integrimin dhe jo politika e BE-së për zgjerimin, siç pretendon qeveria.

Ish-deputeti komentoi edhe deklaratën e Ramës, i cili la të nënkuptohej se çfarë do që të ndodhë më 18 qershor, dielli do të lind sërish të nesërmen.

Sipas Shehut, dielli ka lindur edhe kur Shqipëria u pushtua, gjithashtu edhe në kohën e Enverit.

Ai u shpreh:

Nuk ka faj, ky është një shtet që po i ikin shtetasit e vet sepse kaq keq jetohet këtu. Po të ishte për çështje zgjerimi do të na kishin futur 100 herë se si të ishim brenda, si jashtë, për zgjerimin europian ne jemi një hiç, një kokërr shumë e vogël. Por të futësh brenda njerëz që kanë kaq shumë probleme i vë përpara dyshimeve permanente. Qeveria është e vetmja që nuk do të paguajë, e vetmja që nuk mban përgjegjësi, e vetmja që thotë dielli do të lindë prapë.Praktikisht është një i marrë që nuk e kupton se në çfarë realiteti jeton. Dielli ka lindur edhe kur është pushtuar Shqipëria, me 8 mars ka lind dielli këtu por u pushtua. Edhe në kohën e Enver Hoxhës lindte dielli. Ky është fare jashtë realitetit."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit