JOQ Albania
Home

3500 km dhe 4 shtete, ja sakrifica e çmendur e tifozit shqiptar për të ndjekur kombëtaren
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/10/2019 21:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dashuria për Kombëtaren shqiptare i tejkalon limitet dhe këtë shembull na i vërteton më së miri një tifoz shqiptar i quajtur, Gerasimos Fetsanin.

Ai ka përshkruar plot 3500 kilometra në 5 ditë udhëtim në 4 shtete të ndryshme vetëm për të qenë pranë Kombëtares dhe për të mbështetur djemtë kuqezinj.

Ai i ka ndjekur çunat e kombëtares në dy takimet e fundit të zhvilluara në transfertë, Turqi dhe Moldavi.

Gjumi dhe lodhja? Nuk ka aspak rëndësi, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë e pashtershme për Kombëtaren kuqezi.