Vendi ku prehen fisnikët e kohës së faraonëve, arkeologët zbulojnë 20 arkivolë të lashtë në Egjipt

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17.10.2019, 15:19

Një grup arkeologësh, që po gërmonin në Egjipt, kanë zbuluar 20 arkivolë të lashtë prej druri afër qytetit të Luxor-it.

Arkivolet me model të ndërlikuar u zbuluan në Asasif; një varrezë e lashtë e vendosur në bregun perëndimor të lumit Nil. Këta arkivolë që janë nxjerrë nga toka kanë qenë të mbyllur dhe ruajtur mirë dhe janë të pajisur me mbishkrime të paprekura.

Disa prej tyre madje e kanë ruajtur edhe ngjyrën e ndritshme që kanë pasur kur janë krijuar fillimisht.

Sarkofagët u zbuluan në dy shtresa të një varri të madh, ku edhe ishin vendosur me kujdes njëri sipër tjetrit.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Antikiteteve në Egjipt e përshëndeti punën e arkeologëve si zbulimin më të madh dhe më të rëndësishme që është bërë deri më tani.

Ministria vinte në dukje numrin e madh të arkivolëve si dhe gjendjen e tyre të mirë.

Sipas CNN, në këtë varrezë prehen fisnikë dhe zyrtarë të kohës së faraonëve dhe për këtë arsye ky sit ka një rëndësi të madhe arkeologjike.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit