JOQ Albania
Home

Burri mbante me muhabet shitësin ajo vidhte bizhuteri/ 24-vjeçarja bën ‘kërdinë’ tek një dyqan aksesorësh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/10/2019 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pothuajse të gjithë pronarët e bizneseve mund të kenë histori me vjedhje nëpër dyqanet e tyre. Jo rrallë herë, persona të ndryshëm futë nëpër dyqane për të vjedhur, por harrojnë një detaj të vogël: kamerat e sigurisë.

Një qytetare nga Vlora ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një rast vjedhjeje në dyqanin ku ajo shet aksesorë të ndryshëm.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura në biznesin në fjalë, që ndodhet në një qendër tregtare në Vlorë, mund të shihet një vajzë duke folur në telefon.

Me njërën dorë, vajza që sipas pronares është rreth 24-vjeçe mban celularin, dhe me tjetrën kujdeset që të grabisë bizhuteritë që kishte afër.

Sipas qytetares, janë vjedhur afërsisht 600,000 lekë të vjetra bizhuteri ku përfshiheshin varëse, unaza e byzylykë argjendi.

Si duket, 24-vjeçarja kishte ardhur bashkë me një burrë për të cilin tha se e kishte bashkëshort. Ndërkohë që ai mbante me muhabet shitësin, vajza procedonte me vjedhjen.

Mesazhi i plotë i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:

Pershendetje JOQ Akoma s’e kemi bere denoncimin ne polici  goca ishte rreth 24 vjece dhe ka vjedhur ora varse unaza byrzylyk argjendi ishte bashke me nje mashkull tjeter qe e prezantoj si burrin e saj. Mashkulli mbante me muabet shitsin nderko ajo e lire dhe e qet vodhi afersisht 600 mij lek te vjetra."

Pronarët e biznesit i kanë bërë thirrje personave të përfshirë që të dorëzojnë mallin ose do të denoncohen në polici.