Ka zaptuar vendet e parkimit/ I ‘forti’ i Tiranës vazhdon të ‘terrorizojë’ banorët, atyre që s’paguajnë u shpon gomat

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16.10.2019, 23:52

Në vitin 2015 disa banorë që jetojnë tek pallatet në rrugën “Margarita Tutulani” denoncuan me anë të një letre pranë JOQ Albania një person që kishte zaptuar një hapësirë publike dhe u kërkonte para.

Konkretisht ai kishte zënë hapësirën mes dy pallateve dhe kërkonte lekë për ata që parkonin makinat. Nëse banorët nuk bindeshin, ai u shponte gomat e makinave apo edhe ua gërvishte.

Pas denoncimit të bërë tek JOQ AlbaniaNdue Rroku i Tironës” u arrestua nga policia.

Por, sipas një tjetër banori që shkruan së fundmi për JOQ Albania, Rroku vërtet u arrestua në kohën e Tahirit, por pas një muaji iu kthye sërish ‘punës’.

Sipas qytetarit, ai vazhdon të zërë vendet e makinave me konë plastikë dhe ‘ndëshkon’ ata që nuk e paguajnë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, banori thotë se Rroku tashmë ka zgjeruar edhe ‘biznesin’ pasi gjen ‘gjethe jeshile’ për të gjithë ata që nuk dinë se ku ta gjejnë, pra bën ndërmjetësimin.

Mesazhi i dërguar nga qytetari:

Personi ne video dhe foto eshte denoncuar ne faqen tuaj edhe disa vite me pare, pasi zen vendet e parkimit ne lagje dhe nese nuk paguan, te gervisht makinen. Atehere, kur ishte Tahiri minister, u arrestua por 1 muaj me vone doli dhe u kthye serish pa e bezdisur njeri. Madje ka zgjeruar biznesin duke gjetur dhe hashash per ata qe sdine ku ta gjejne, ben ndermjetesin. Zona ku vepron eshte ne Tirane te Re, rrugica e pasticeri "Nela"...Mjafto te kalosh aty dhe del ai nqs parkon. Ka ato konet ne gjithe rrugen Ju e patet bere lajm dhe u arrestua para ca vitesh.”

Si duket Ndue Rroku do vazhdojë të bëjë ligjin i pashqetësuar pasi kanë kaluar vite dhe vazhdon me ‘biznesin’ e tij të parkimit.

Në letrën e dërguar në vitin 2015 pranë redaksisë sonë, banorët shkruanin:

Pershendetje JOQ! Jemi disa banore shume te shqetesuar te Tiranes, qe prej vitesh e kemi pase dhe e kemi kete problem. Besoj se kete problem nuk e kemi vetem ne ne Tirane, jane te shumte miqte e faqes tuaj qe e vuajne perdite kete “hall”. Jemi ankuar qe ne kohe te qeverise se kaluar edhe tani, tek policia e rendit, rrugore apo edhe ne bashki. Personin ne foto, e njofin shume mire edhe policia e rendit edhe ajo bashkiake. Sepse e kane shoqeruar disa here, por ky vazhdon te mos shqetesohet nga prania e shtetit ne Tirane. Tek rruga “Margarita Tutulani”, ne njesine bashkiake nr. 5, hapesiren midis dy pallateve, ky e ka bere prone te veten. Jo me letra, por me goje, se ashtu i do qejfi atij. Dhe cdo makine qe futet aty per parkim, i paguan zoterise 30-40 mije leke ne muaj (te vjetra). Nderkohe, duke mos i mjaftuar kjo, ne rruge vendos tapa, kuti kartoni, etj., ku zapton rrugen e te gjitheve, per te parkuar makinat qe i japin atij leke. Per te gjithe ata qe s’paguajne, perfundimi eshte gjithmone i dhimbshem: Makina gervishtet. Pasi na eshte gervisht disa here makina, tani zgjidhja na ka ngel (edhe ashtu bejme aktualisht) ta leme makinen larg nga vendbanimi yne, thjesht qe makina te jete jashte “zones” se tij, sepse ndryshe e gjejme viza-viza me celes ne mengjes. Ai thjesht qendron aty verdalle gjithe diten, pa qene fare banor i lagjes edhe pervec se na ka shqetesuar shume, fut dhe leket ne xhep pa i hyre gjemb ne kembe. Nderkohe qe diskutohet te behet parkimi me karta lagjeje ku te lehtesohen banoret, ne ketu, qe s’jemi pak (300-400 banore), jetojme mesjeten ne qender te Tiranes, ky “Ndue Rroku” sfidon ne, madje dhe shtetin. Cfare duhet te bejme ne tani? Ti cojme leter kryeministrit per kete palaco? Po ja edhe po e derguam, do zgjidhet gje?! Falemnderit shume nqs. e postoni.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit