Interi ka marrë një lajm të keq. Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, i ardhur me bujë në këtë merkato vere te zikaltërit, do të operohet dhe do të mbyllë vitin 2019.
Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e Kilit me Kolumbinë, ku në një dyluftim me Kuadradon ka mbetur i lënduar.
Pas ekzaminimeve të para, mjekët i kanë dhënë lajmin e keq që duhet të operohet.
Tashmë ai do të mungojë tre muaj dhe pritet që në janar të kthehet në fushën e blertë.
Një humbje e madhe për Konten, që tashmë do të bëjë llogaritë pa Sanchezin, lojtar te i cili ka besuar gjithmonë.