Horoskopi ditor nga Paolo Fox, ja si do të jetë kjo e enjte për të gjitha shenjat

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16.10.2019, 22:43

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 17 tetor 2019, që JOQ Albania sjell për ju.

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Personat e kësaj shenje do t’i kenë shumë mirë punët me dashurinë dhe gjithçka do të ecë në drejtimin e duhur. Yjet ju garantojnë një dozë të mirë humori dhe fati edhe sa i përket miqësive dhe udhëtimeve, por puna nuk duket të jetë mirë. Çfarë po ndodh me ju? E keni humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe rezultatet janë të dukshme për të gjithë. Përpiquni që ta riktheni veten në rrugën e duhur.

Demi

Sipas Paolo Fox personat e kësaj shenje do të jenë disi të lodhur gjatë ditës së sotme. Kështu, do ju duhet ta merrni veten ndoshta bëni mirë që të rrini me njerëz që i doni dhe t’i shmangni personat që presim shumë nga ju duke mos u dhënë asgjë në këmbim.

Pritet që gjendja juaj të përmirësohet goxha gjatë fundjavës kështu që kini besim. Sa i përket punës, mund ta gjeni veten në situata tensioni, sidomos me disa kolegë, por nuk do të jetë asgjë e pazgjidhshme.

Binjakët

Për binjakët fillon një periudhë pozitive. Pritet të merrni kënaqësi dhe suksese profesionale , sidomos falë angazhimit tuaj të madh që keni pasur gjatë këtyre javëve. Ju do të jeni shumë të lumtur, sidomos pasi i meritoni të gjitha. Gjithsesi, yjet ju sygjerojnë që të mos e ulni vigjilencën. Mos i neglizhoni shumë familjen e miqtë dhe partnerin.

Gaforrja Për personat e kësaj shenje parashikohet një ditë e mirë. Tani ka ardhur koha që t’i bëni gjërat siç duet. Si arrihet kjo? Fillimisht duke mos i ‘katranosur ‘ gjërat siç bëni zakonisht, sepse nuk ndodheni në humor të mirë. Dhe mbi të gjitha duke shfrytëzuar mundësitë për të fituar kënaqësi në një kontekst sentimental, pas një periudhe krize të plotë.

Luani

Personave të kësaj shenje do u kthehet sërish humori. Keni kaluar një periudhë tragjike këto kohë, kryesisht pas disa grindjeve me partnerin tuaj që ju kanë prishur qetësinë. Fatmirësisht për ju, kur gjithçka dukej se po copëtohej, yjet vendosën të kthehen dhe të buzëqeshin. Qetësia do të kthehet, por ju duhet të punoni shumë për ta lënë pas krahëve këtë periudhë.

Virgjëresha

Për personat e kësaj shenje yjet parashikojnë një ditë me nervozitet. Do të jetë një e enjte e mbushur me stres dhe gjithashtu me hutim, për shkak të disa marrëdhënieve personale që nuk kanë shkuar mirë. Ju ndjeni se keni humbur kontaktin me miq dhe të afërm dhe kjo ju lëndon. Mundohuni të rivlerësoni përparësitë tuaja: mbase do të ishte mirë, për një herë, ta vendosni punën në vend të dytë.

Peshorja

Peshoret ditën e sotme, sipas Paolo Fox, do të kalojnë një ditë larg ‘poshtërisve’ dhe mburrjeve.

Ju nuk do të keni shumë dëshirë për të punuar dhe mezi do të prisni të ktheheni në shtëpi, ku, megjithatë, disa grindje me partnerin tuaj do t'ju presin. Mos u shqetësoni, do të keni mundësi të dilni prej kësja situate me qetësi: përfitoni nga pajtimi për të kaluar një mbrëmje të qetë.

Akrepi

Për Akrepët kjo e premte do jetë një ditë pajtimi. Nëse kohët e fundit keni menduar me këmbëngulje për një person që i përket së kaluarës tuaj, mbase është koha që të kontaktoni përsëri me të dhe të përpiqeni të lidheni përsëri. Ndërkohë, rekomandohet që të mos neglizhoni shoqërinë dhe mbi të gjitha punën. Yjet duket se ju kanë kthyer shpinën nga ky këndvështrim, por ende nuk është thënë fjala e fundit.

Shigjetari

Këto shenja ditën e sotme do të jenë të frymëzuar në dashuri. Nëse jeni beqar dhe doni të zhyteni në një aventurë të re, kjo mund të jetë dita e duhur. Natyrisht, për të bërë gjithçka të mundur është e nevojshme që të largoheni nga shtëpia dhe të shkoni të argëtoheni. Për pjesën tjetër, me Hënën në kundërshtim me këshillat e yjeve nuk duhet të guxoni shumë, as në punë dhe as sa i përket disa marrëdhënieve të miqësisë që janë në rrezik.

Bricjapi

Për Bricjapët kjo do të jetë një ditë pozitive në punë. Është një moment në të cilin favorizoheni shumë nga yjet nga ky këndvështrim, gjithashtu sepse jeni vërtet njerëz të përgatitur dhe të gjithë në mjedisin profesional i njohin cilësitë tuaja. Diskutime familjare, diskutime të ardhshme: mos shtyni çështje të rëndësishme përpara se ato të bëhen më serioze.

Ujori

Ditën e sotme, personat e kësaj shenje do i mahnitin të gjithë. Do të jepni më të mirën nga vetja juaj, qoftë edhe vetëm për të treguar vlerën tuaj për të gjithë ata që nuk do të kishin vënë bast një qindarkë për ju. Është koha për shpengim: edhe në dashuri, ku dikush i rëndësishëm është larguar nga ju, duke ju bërë të vuani shumë, dhe pastaj të pendoheni.

Peshqit

Për personat e kësaj shenje pritet që dita të jetë disi e trazuar. Në një moment do jeni në një pikë shumë të lartë dhe pamja do jetë fantastike, në një tjetër ju do shihni vetëm nëntokën. Në raste si ky këshilla është të qëndroni të qetë dhe mbi të gjitha me këmbë në tokë, në mënyrë që të mos rrezikoni të përplaseni. Ndiqni këshillat e yjeve, veçanërisht në punë. Mos u mërzitni nga një mijë dyshime, përpiquni të mbani veten të shpërqendruar.

Burimi:TPI NEWS|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit