JOQ Albania
Home

Tentoi të shmangte taksën për super mjetin që vlen 200 mijë euro, këngëtarja shqiptare e pëson keq
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 16/10/2019 19:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Morena Taraku është tashmë e njohur për pëlqimin që ka ndaj veshjeve të shtrenjta apo edhe makinave luksoze. Në fakt gjëra të tilla nuk është se i mungojnë por ama, “oreksi vjen duke ngrënë”.

Ajo ka marrë një makinë të re tip Bentley që kush plot 200 mijë euro. Me sa duket ajo ka dashur që të shmangte tarifën doganore prej 5 mijë eurosh që duhet të paguante për futjen e makinës në Kosovë, duke deklaruar se mjeti ishte blerë i ri. Por autoritet doganore në Kosovë e kanë kuptuar që mjeti në fakt ishte i përdorur.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci i cili ka folur për Gazetën Express.

Ai shprehet:

Duke iu referuar rastit te trajtuar nga ju, ju informojmë se  kjo veture është deklaruar si e re por duke u bazuar ne dokumentacionin është konstatuar se automjeti është i përdorur dhe se vetura nuk e gëzon trajtimin si veturë e re.  Vetura ne procedure regjistrimin e pare e ka me date 22.07.2019 (mbi dy muaj nga tani). Pasi importuesi nuk deklaron sakte numrin tarifor dhe automjeti është i përdorur, nen dyshimin per pagese me te ulet te detyrimeve doganore dhe vlera e detyrimeve doganore e tejkalon shumen 5000 euro. Rasti per shkak te deklarimit te pasaktë te dhe shmangies se konstatuar mbi 5000 euro është referuar ne Prokurori nga Sektori i Hetimeve të DK-së.