Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, është shprehur gjithmonë hapur dhe kundër qeverisë Rama, të cilën nuk nguron ta kritikojë si në jetën e tij private, përmes publikimeve në rrjetet sociale, por edhe në mënyrë publike, në skeçet që vë në skenë.
Mëngjesin e sotshëm ai është përballur me një gjobë që s'e ka marrë vesh nga e pse i ka ardhur. Më konkretisht, bëhet fjalë për gjobën që ka marrë si ai edhe miku i tij, Florian Binaj. Të dy i kanë pasur makinat të parkuara njëra pas tjetrës, në të njëjtin vend, por gjobat që kanë marrë janë të ndryshme.
Siç dëshmon Veleshnja, si është gjobitur me 20 mijë lekë gjobë, ndërsa Binaj, i cili e kishte parkuar makinën pas të tijës, është gjobitur me 10 mijë lekë. Si të mos mjaftonte kjo, aktori tregon se të dy janë larguar për jo më shumë se 6 minuta nga automjeti, kur ligji e sanksionin që deri në 10 minuta mund ta ndalojnë automjetin për të përmbushur nevojat e tyre.
Aktori i humorit shprehet se policët detyrohen të vënë gjoba për shkak të urdhrave që marrin nga eprorët e tyre. Ai bën me dije se edhe policët e thjeshtë duhet të përmbushin një normë ditore me gjoba.
Teksa ka shpërthyer keq ndaj Policisë së Shtetit, ndër të tjera, në video Rezarti dëgjohet të thotë:
“Policia e Shtetit është më e korruptuar në botë që kemi ne. Mua 20 mijë lekë Kurse Florit 10 mijë lekë, kur të dy kemi parkuar në të njëjtin vend, e Flori thotë se ti e ke rrogën më të madhe.